Categories Lajme

3800 dosje stok në Gjykatën e Lartë, ministri i Drejtësisë: Administrata shtetërore të heqë dorë nga rekurset

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, në një komunikim me gazetarët ka lajmëruar për një udhëzim të miratuar, sipas të cilit janë përcaktuar rregullat për heqjen dorë nga rekurset e depozituara në Gjykatën e Lartë dhe të pashqyrtuara ende nga administrata shtetërore në përgjegjësi të Këshillit të Ministrave, për çështje me natyrë civile dhe administrative.

Me këtë udhëzim, sapo të hyjë në fuqi, ne presim që Gjykata e Lartë të lehtësohet nga rreth 3800 dosje që presin të gjykohen, ndërkohë 1 mijë të tjera janë akoma në proçes”, është shprehur Ministri i Drejtësisë. Sipas tij, në Gjykatën e Lartë ka një stok me rreth 35 mijë dosje, i krijuar në vite edhe gjatë kohës kur ajo funksiononte me kapacitet të plotë.

“Prej katër vjetësh, stoku i dosjeve të pashqyrtuara në Gjykatën e Lartë, është raportuar si problematik. Ky stok dosjesh nuk lindi sot, ka egzistuar edhe në kohën kur Gjykata e Lartë funksiononte me kapacitet të plotë, por erdhi dhe u rëndua pas boshatisjes së Gjykatës së Lartë për shkak të proçesit të vetingut, ku nga 19 gjyqtarë, me dorëheqje, apo për shkak të largimit prej proçesit të vetingut, Gjykata e Lartë, për disa kohë ishte jo funksionale”, ka thënë z.Manja, duke shtuar më tej se tashmë situata ka ndryshuar, teksa në Gjykatën e Lartë ushtrojnë funksionet 13 gjyqtarë, ndërkohë që janë në proçes nga Këshilli I Lartë Gjyqësor edhe plotësimi i vakancave të tjera.

Kushti i vetëm për heqjen dorë nga rekurset, ka të bëjë me vlerën e disponimit të gjykatës. Në çdo rast vlera e disponimit të gjykatës nuk duhet të jetë më tepër se sa 40 fishi i pagës minimale”, ka shpjeguar Manja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Eksperti i sigurisë: Ervis Martinaj është gjallë!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Krujë, 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier, makina përplas biçikletën dhe largohet nga vendngjarja, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Covid-19 mund të jetë prodhuar nga një laborator

Ekziston një studim australian që do të vërtetonte origjinën e virusit që shkakton infeksionin Covid-19,…

LEXO ME SHUME