
Mjeku Specialist Reshat Emra ka vdekur sot në vendin e tij të punës në Spitalin Rajonal të Pejës.
Mjeku dyshohet se ka vdekur nga Infarkti derisa ishte në orarin e punës në Spitalin e Pejës, transmeton Zeri.info.
Lajmin e ka bërë të ditur Spitali i Pejës të cilët janë shprehur të tronditur nga vdekja e Specialistit Emra.
Njoftimi i plotë:
Njoftim mortor!
Te tronditur e jashtëzakonisht të mërzitur nga vdekja e Mjekut tonë Specialist Dr.Reshat Emra.
Vdekja nga Infarkti Dr.Reshat Emren e gjeti në vendin e punës në shërbimi të pacientëve në këtë ditë vikendi ku edhe sot ishte kujdestar.
Shumë netë pa gjumë e angazhim vetëmohues, ky është angazhimi i Mjekëve qe sakrifikojnë shumëçka për ti shërbyer pacientëve.
Në situat të tillë ishte edhe Dr.Reshati ku në krye të detyrës e gjeti dhe vdekja.
I paharruar do të jetë gjithmonë kujtimi për ju