Lajme

39-vjeçari në Fier përplas me makinë një fëmijë katër vjeç

Një aksident ka ndodhur paraditen e së premtes në Fier. Bëhet e ditur një 39-vjeçar ka aksidentuar një fëmijë katër vjeç. Fëmija ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve ndërsa rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende.

NJOFTIMI, Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

M. M., 18 vjeç, banues në Boçovë, Fier, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, në Boçovë ka aksidentuar shtetasin K. B., 68 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar të dy shtetasit e përfshirë në aksident, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve;

I. S., 64 vjeç, banues në Hungari, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka mbetur i dëmtuar 64-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dyshohet se shtetasi M. Sh., 39 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin, në fshatin Vlosh, ka aksidentuar një fëmijë 4 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close