Lajme

Vrau motrën e gruas , si u kap 58-vjeçari me sëpatë në duar dhe i gjakosur (Video)

Refik Tashi është autori i vrasjes së 44-vjeçares në Elbasan. Policia e ka zbuluar rastësisht krimin, teksa ishte duke kërkuar autorin e plagosjes së ish-kreut të PD-së Peqin Diell Çela.

Sipas informacionit zyrtar, blutë ishin në patrullim në fshatin Bradashesh, kur kanë konstatuar 58-vjeçarin Refik Tasgu, me një sopatë në dorë dhe me duart me gjak, i cili po ecte me vrap.

Shërbimet e Policisë janë vënë vënë në djekje dhe kanë bërë kapjen e tij dhe e kanë shoqëruar atë në Komisariat.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, rreth orës 13:00, në fshatin Kusarth, në rrugë, ka goditur me sëpatë motrën e bashkëshortes së tij, shtetasen Alma Qevani, 44 vjeçe, banuese në Kusarth, e cila është dërguar në spital, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close