Lajme

4 ditë nga zyrtarizimi, kush janë kandidatët në listat e sigurta të Ramës

Kur na ndajnë katër ditë nga afati i fundit i dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë në KQZ, në kokën e Edi Ramës duket se emrat janë bërë gjithnjë e më të qartë, e veçanërisht ata që do të kenë vendet e sigurta. Lista pritet që të ketë në së shumti emra të rinj, të bindur të kryetarëve, ndërsa bie në sy dhe përfshirja e biznesmenëve si Luan Bregasi në Fier, apo Vasil Llajo në qarkun e Vlorës.

Një nga pikëpyetjet që duket se ditët e fundit po merr përgjigje, është eleminimi i disa prej figurave të vjetra të PS-së si Fatmir Xhafaj, Ditmir Bushati apo Sandër Lleshaj të cilët me shumë gjasa nuk do të jenë pjesë e listave.

Burimet bëjnë me dije se të tre këta ish-zyrtarë socialistë, që kanë gëzuar dhe postat e ministrave të mos jenë pjesë e Kuvendit në të paktën katër vitet e ardhshme, e në rastin më të keq, të jenë përgjithnjë jashtë skenës politike. Ftohja mes Ramës dhe Xhafajt mori formë gjatë ditës së djeshme, ku teksa kreu i qeverisë fliste për Reformën në Drejtësi, nuk e kishte ftuar nismëtarin e dhjetra ligjeve në Komisionin e Posaçëm të Reformës.

Më e lehtë, ose ndoshta edhe pranoi rolin, u bë largimi i Vasilika Hysit, e cila njoftoi dje në një konferencë se do të tërhiqej nga jeta aktive në politikë pas 12 vitesh. Ndërkohë në pozicone të rehatshme në lista do të jenë ministret Etilda Gjonaj, e Elva Margariti, të cilat do të kryesojnë listën e Tiranës, ndërkohë që do tiu bashkëngjitet dhe Elisa Spiropali apo Belinda Balluku, e cila do ta shohë për herë të parë veten e saj si deputete.

Në radhët e PS-së do të ketë vend dhe për deputetët e opozitës që i shërbyen në këto dy vite për të kaluar çdo ligj që kishte nevojë për shumicë të cilësuar. Ylli Shehu, Reme Lala, Halit Valteri dhe Edmond Rrushi pritet që të jenë pjesë e listës shumëemërore në qarkun e Tiranës, ndërkohë që në Elbasan pritet që të garojë dhe një i afërm i ish-deputetit të PDIU Aqif Rakipi, i cili u dogj nga logji i dekriminalizimit.

Vetë Rama pritet që të garojë në qarkun e Durrësit dhe të Vlorës, ndërsa në zgjedhje pritet që të përfshihen dhe drejtues të institucioneve si OSHEE apo Posta Shqiptare. Ardian Çela i OSHEE është në krye të fushatës në qarkun e Durrësit, ndërkohë që Laert Duraj do të jetë i treti në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Gjirokatrës, të cilin e kryeson dyshja Bledi Çuçi-Mirela Kumbaro.  Po ashtu Dallëndyshe Bici e IKMT-së dhe Mirlinda Karçanaj e AKSHI-së do të jenë pjesë e listave të qarkut të Tiranës.

Emrat më të mundshëm që përfliten për të marrë pozicione të sigurta në lista sipas qarqeve:

  1. Tiranë Elisa Spiropali, Ervin Bushati, Arben Ahmetaj, Belinda Balluku, Etilda Gjonaj, Fidel Ylli,Toni Gogu, Etjen Xhafaj, Elona Gjebrea, Klotilda Ferhati, Dallëndyshe Bici, Majlinda Karçanaj, Eljo Hysko, Besnik Bare, Ogerta Manastirliu, Xhemal Qefalia, Sadi Vorpsi
  2. Elbasan:, Taulant Balla, Erald Xhani, Sajmir Hasalla, Albana Hana 3. Korçë:, Niko Peleshi, Ilir Pendavinji, Blerina Gjylameti, Eduard Shalsi 4. Durrës: Edi Rama, Lefter Koka, Milva Ekonomi  5. Fier: Gramoz Ruçi, Erion Braçe, Luan Bregasi, Haki Çako,Petro Koçi
  3. Berat:, Blendi Klosi, Ermonela Felaj, Bardhyl Kollçaku, Nasip Naço 7. Vlorë: Edi Rama, Damian Gjiknuri, Anila Denaj, Vasil Llajo, 8. Gjirokastër: Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro, Laert Duraj, 9. Lezhë: Lindita Nikolla, Eduard Ndrecaj, Shpresa Marnoj 10. Shkodër: Ilir Beqaj, Benet Beci, Majlinda Agoni, Paulin Stërkaj, Luan Harusha 11. Dibër Olta Xhaçka, Agron Cerri, Aurora Mara, Alfir Shima 12. Në KukësPS ka pritshmëri vetëm për një mandat dhe listën do ta kryesojë Greta Duraku, në listë i dyti do të jetë aktori Petrit Malaj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: