Categories Lajme

4 Mars, Dita Botërore e ndërgjegjësimit ndaj obezitetit. 10 fakte për të kuptuar rreziqet dhe si ta parandaloni atë

Obeziteti është sëmundjee konsideruar si sëmundje e kohëve moderne prandaj edhe çdo vit misioni i Ditës Botërore të Obezitetit është rritja e ndërgjegjësimit të popullatës në mbarë botën mbi këtë sëmundje, sidomos mbi shkaqet që çojnë në Obezitet dhe atë ç’ka duhet  bërë për tëparandaluar & trajtuar këtë sëmundje.

Vlerësohet që2,1 Miliardë persona në rang global janë mbipeshëku,800 milion prej të cilëve vlerësohen si Obezë. Sipas OBSH-së, Obeziteti, konsiderohet një problem global i madh kronik shëndetësor tek të rriturit.Ç’ka është më shqetësese është fakti që Obeziteti është një  problem mjekësor që rrit rrezikun për sëmundje dhe probleme të tjera shëndetësore, të tilla si: sëmundjet e zemrës, diabetin, tensionin e lartë të gjakut dhe disa lloje kanceri.Vlerësohet që Obeziteti ndikon në 30% të rasteve të diagnostikuar me kancer të zorrës së trashë, gjirit, endometrit, veshkës dhe ezofagut.

Nisur nga kjo më poshtë po ju listojmë 10 fakte mbi Obezitetin që ju ndihmojë të kuptoni më mirë rreziqet e të qenit Obezë dhe mbi të gjitha si të humbni peshë në mënyrë të sigurt & të shëndetshme:

1.Të qenit Obezë nuk është njësoj me të qenit Mbipeshë. Termat Obezë dhe Mbipeshë përdoren për të përshkruar peshën e një person kur është shumë mbi normë por që nuk janëe njëjta gjë. Të qenit Mbipeshë ose Obezë vlerësohet duke përcaktuar indeksin e masës trupore (BMI), pra në rast se BMI është midis 25 dhe 29.9 personi konsiderohet mbipeshë dhe nëse BMI është 30 ose më elartë konsiderohet Obezë.

2.Duhet të dini Indeksin e masës tuaj trupore (BMI). BMI-ja ështëraporti i peshës së një personi me gjatësinë dhe është hapi i parë dhe më i rëndësishëm për të diagnostikuar Obezitetin. Njohja e BMI-së gjithashtu ju ndihmon të vlerësoni rreziqet tuaja shëndetësore që lidhen me të qenit mbipeshë ose Obezë

3.Obeziteti është në rritje. Që nga fillimi i viteve 1980, numri i personave mbipeshë në botëështë dyfishuar dhe sot vlerësohet se rreth 13% e popullsisë së rritur janë obezë, 39 % e të rriturve janë mbipeshë ndërsa 1 në 5 fëmijë& adoleshentë janë mbipeshë.

4.Obeziteti prek edhe fëmijët. Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton se përqindja e fëmijëve dhe adoleshentëve të moshës 5-19 vjeç që janë mbipeshë ose Obezë është rritur nga 4% në vitin 1975 në rreth 18% në vitin 2016. Fëmijët obezë konsiderohen si kategori në rrezik për të qenë Obezë në moshë të rritur dhe njëkohësisht në rrezik për t’u prekur nga probleme të shumta shëndetësore që lidhen me Obezitetin.

5.Obeziteti është një rrezik i madh për komplikacione shëndetësore. Obeziteti rrit rrezikun e një personi për t’u prekur nga sëmundje të zemrës, diabet të tipit 2, presion i lartë i gjakut, goditje në tru, sëmundje të fshikëzës së tëmthit, probleme me frymëmarrjen dhe lloje të caktuara të kancerit.

6.Mbipesha/Obeziteti mund të ndikojë negativisht në jetën e përditshme. Obeziteti mnd të çojë në rrezik në rritje të dhimbjes kronike të shpinës, apneas së gjumit dhe artrozës, vështirësi në lëvizje apo ngjitjen e shkallëve, ushtrimin e mjaftueshëm dhe një gjumë jo të mirë gjatë natës. Efektet emocionale dhe mendore të mbipeshes janë gjithashtu të konsiderueshme dhe mund të çojnë në vetëvlerësim të ulët, depresion, ankth dhe izolim nga të tjerët.

7.Mbipesha/Obeziteti mund të dëmtojë edhe Fertilitetin. Të qenit Mbipeshë/Obezë mund të vështirësojë faktin që një grua të mbetet shtatzënë dhe për një burrë të prodhojë sasi të mjaftueshme të spermës së shëndetshme.

8.Mbipesha nuk ka të bëjë vetëm me mungesën e vullnetit. Edhe pse është e vërtetë që ngrënia e tepërt mund të kontribuojë në mbipeshë, ka faktorë të shumtë rreziku të tilla si gjenetika dhe faktorët socialë & kulturorë që gjithashtu mund të luajnë një rol në shëndoshjen e një personi. Gjithashtu, disa medikamente apo probleme mjekësore specifike mund të bëjnë që një person të fitojë peshë të tepërt.

9.Trajtimi i mbipeshës është më shumë se sa thjesht humbja e peshës.Trajtimi i mbipeshës është shumë planësh dhe përfshin bërjen e ndryshimeve në zakonet e ngrënies dhe nivelet e aktivitetit fizik. Në disa raste,trajtimi i mbipeshës gjithashtu mund të kërkojë mjekim ose ndërhyrje kirurgjikale ku si ndër më të suksesshmet që po aplikohet së fundmi në strukturat spitalore bashkëkohore është Kirurgjia bariatrike që është një ndërhyrje kirurgjikale e cila synon rëniennë peshë të pacientit në mënyrë të përhershme. Kjo kirurgji realizohet në rrugë laparoskopike 8 të mbyllyr) dhe me shumë suksese dhe në Spitalin Hygeia nga Prof.Dr.Celep Bahadir, shefi Departamentit të Kirurgjisë së përgjithshme të këtij spitali.

10.Aktiviteti fizik është çelësi për parandalimin e mbipeshës. Ndërsa ka shumë arsye pse njerëzit bëhen obezë, mungesa e aktivitetit fizik është një nga faktorët dhe parandaluesit  më të fortë të rrezikut. Spitali Hygeia: 04 23 90 000 Facebook:@hygeia.hospital.tirana Instagram: #spitalihygeiatirane

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME