Lajme

“4 persona të armatosur udhëtojnë me makinë”, policia sekuestron 2 pistoleta dhe 1 shpatë

Katër persona janë vënë në pranga nga forcat e Komisariatit Nr.6 të Policisë së Tiranës pas informacionit të marrë në rrugë operative se ishin të armatosur dhe udhëtonin me makinë.

Ata u kapën në “Urën e Beshirit” në aksin rrugor Ndroq-Tiranë. Të arrestuarit janë Adrian V. 35 vjeç, Aleks V. 42 vjeç, Festim Rr. 35 vjeç dhe Bermis Gj. 22 vjeç.

Gjatë kontrollit të automjetit, u gjetën dy armë zjarri pistoleta, njëra prej tyre me mulli, municion luftarak, 3605 Euro dhe 2000 lekë të rinj. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së 22-vjeçarit Bermis Gj. u gjet një shpatë.

Sipas informacioneve policore, armët i kishin në posedim Adrian V. dhe Aleks V.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close