Categories Lajme

“4 raketa dhe i bëjmë shkrumb e hi”/ SHBA gati për sulmin nuklear rus? Nju Jorku publikon videon

Qyteti i Nju Jorkut ka publikuar një video ndërgjegjësuese për banorët e saj, në rast të një sulmi të mundshëm bërthamor, vetëm pak kohë pasi media shtetërore ruse mburrej se Putini mund të zhdukte Bregun Lindor dhe Perëndimor të SHBA-ve me vetëm 4 raketa.

Në klipin e publikuar të hënën, Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave të qytetit u thotë njujorkezëve:

“Pra, ka pasur një sulm bërthamor. Mos më pyet si dhe pse. Dije vetëm se katastrofa na ka goditur. Në rregull pra, çfarë duhet të bëjmë?”.

“Ndërsa gjasat që një incident me armë bërthamore të ndodhë në afërsi të qytetit të Nju Jorkut janë shumë të ulëta, është e rëndësishme që njujorkezët të dinë hapat për të qëndruar të sigurt”, thotë një zëdhënëse duke i inkurajuar qytetarët që ata të ndjekin disa hapa kyç nëse ndodh tragjedia.

Tre hapat e thjeshtë që duhet të ndjekin qytetarët janë ‘të futen brenda, të qëndrojnë brenda dhe të qëndrojnë të sintonizuar’ për transmetimet se çfarë të bëjnë më pas.

Ekziston një tërheqje vëmendje që thotë se qëndrimi në një makinë nuk është një opsion. “Mos dilni jashtë derisa zyrtarët të thonë se është e sigurt”, thuhet në video-mesazh.

“Nëse keni qenë jashtë pas shpërthimit, pastrohuni menjëherë. Hiqni të gjitha veshjet e jashtme, për të mbajtur pluhurin radioaktiv ose hirin larg trupit tuaj”, thuhet më tej.

Video-mesazhi vjen në një kohë që nga Rusia janë shtuar kërcënimet për ‘shfarrosjen e njerëzimit’ me armë nukleare, ndërsa në maj të vitit 2022, media shtetërore ruse ka lëshuar një kërcënim të ri bërthamor për SHBA-në, duke u mburrur se Putini mund të zhdukë të gjithë bregun lindor dhe perëndimor me vetëm katër raketa.

Alexei Zhuravlev, një anëtar i parlamentit kukull të Putinit, lëshoi kërcënimin duke thënë se “nuk do të mbetet asgjë” në asnjërin prej brigjeve pas sulmeve duke përdorur armën e re bërthamore të Rusisë “Sarmat 2” dhe se reja e kërpudhave nukleare do të shihet deri në Meksikë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME