Categories Lajme

4 shenjat e horoskopit që nuk e duan martesën

Karakteret e njerëzve janë krejtësisht të ndryshëm. Dhe kur vjen puna tek martesa, ata ndahen në njerëz që duan të martohen dhe të kenë familje dhe njerëz që duan aventurën. Për kategorinë e ketyre të fundit na vjen në ndihmë zodiaku. Sipas yjeve, janë vetëm 4 shenja, ato të cilat nuk duan ta shohin veten e tyre të martuar.

Dashi: Njerëzit që i përkasin shenjës së dashit, njihen për natyrën e tyre plot aventura. Pas një lidhjeje të gjatë, personat e shenjës së dashit e kanë të vështirë të vendosin nëse do të martohen. Për ta martesa është një ide e largët dhe janë të pavendosur në lidhje me të.

Binjakët: Një nga gjërat më të mira që ka një binjak është aftësia për të komunikuar mirë me të tjerët. Martesa i frikëson dhe si shenjë ajri që janë e kanë të vështirë të përballen me një përgjegjësi të tillë. Nëse bëhet fjalë për një lidhje, binjakët janë shumë dakord, ndërsa për martesë nuk mendojnë njësoj. Nëse një binjakë e shikon se partneri po tenton t’i zërë më shumë hapësirën, duke e shtyrë drejt martesës, ka mundësi të zhduket fare.

Shigjetari: Shigjetari është shenja më e lumtur e horoskopit kur është beqarë dhe në shoqërinë e miqve të vet. Nuk është mirë ta shtyni drejt martesës, nëse nuk është i bindur plotësisht për këtë gjë. Personat e kësaj shenje duken sikur janë të kënaqur me idenë e një lidhjeje të gjatë, por kur vjen puna te martesa nuk mendojnë njësoj. Frikësohen se partneri do t’i marrë lirinë.

Ujori: Ujorët janë një ndër shenjat që e duan më shumë vetminë. Është shumë e vështirë të kuptosh ndjenjat dhe mendimet e tyre. Kur bëhet fjalë për martesën, në shumicën e rasteve një ujor largohet fare edhe nga lidhja e tyre. Krahasuar me shenjat e tjera që bëjnë pjesë te grupi atyre që nuk e pëlqejnë idenë e martesës, ujorët janë shenja që kryesojnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME