Lajme

4 shqiptarë janë arrestuar nga autoritete belge, kishin shtëpi kanabisi pranë komisariatit

4 shqiptarë janë arrestuar nga autoritete belge. Ata akuzohen si autorë të kultivimit të kanabisit brenda një banese në qytetin e Roeselare. Ngjarja ka ndodhur që në muajin shkurt, por vetëm tani ka tërhequr vëmendjen e mediave për një fakt shumë interesant.

Shtëpia private ku ishte mbjellë kanabisi ndodhej pranë godinës së rajonit të policisë, siç duket edhe në foton kryesore. Nuk dihet nëse ishte një marrëzi e shqiptarëve apo një plan i mirëmenduar nga vetëbesimi i autorëve se forcat e policisë as nuk do ta mendonin një aktivitet të tillë kaq pranë tyre.

Sipas mediave vendase efektivët e policisë kalonin pranë banesës ku kultivohej kanabisi dhjetëra herë çdo ditë, por pa mundur të gjurmonin veprimtarinë e paligjshme.

Tashmë këta shqiptarë të arrestuar do të përballen me drejtësinë për kultivimin e bimëve narkotike. Ata do të dalin në gjykatë të hënën e ardhshme. Drejtuesi i tyre rrezikon deri në 2 vite burg.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close