Lajme

4 turistët humbën jetën, flet punëtori i hotelit që pastroi pishinën: Hodha një gotë klor pluhur në 60 ton ujë

Analiza e ujit të pishinës dimërore pranë të cilës u gjet i vdekur Sergei, Natalia, Ekaterina dhe Nikita ende nuk ka përfunduar, pasi ISHP ktheu pas mostrat e dërguara nga grupi i hetimit me argumentin se ishin marrë në formën e gabuar dhe duhet të administroheshin nga specialistë të fushës.

Top Channel për të mësuar diçka më shumë arriti të komunikojë me z.Ndriçim Halilaga, i cili është punonjësi që pastroi pishinën, para se katër turistët rus të humbnin jetën. Ai tha se hodhi vetëm një gotë klor pluhur me 60 ton ujë që mbante pishina.

Shqipëria po përpiqet të zbërthejë arsyet e vdekjes së njëkohshme të katër turistëve rusë. Përpos interesimit dhe ndjekjes së autopsisë edhe nga përfaqësues të ambasadës ruse.

Prokuroria e Kavajës ka konfirmuar se çështja i është referuar për v rasje në rrethana cilësuese dhe për këtë arsye, për shkak të eksperimenteve hetimore dhe kontrolleve të rrepta, dy dhomat ku qëndruan 4 turistët si dhe xhakuzi qëndrojnë të bllokuara dhe të administruara si vendngjarje.

Ndërkohë, mediat ruse njoftojnë se Kryetari i Komitetit Hetimor ka udhëzuar Drejtorinë Kryesore të Hetimit dhe Drejtorinë e Marrëdhënieve Ndërkombëtare që me ndihmën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të sigurojë informacion nga autoritetet shqiptare për të raportuar mbi rrethanat e 4 vdekjeve tragjike.

Kujtojmë se familja ruse, prindërit me vajzën dhe të fejuarin e saj u gjetën pa jetë në pishinën dimërore të hotel ”Gloria Palace” në zonën turistike të Qerretit më 16 tetor.

Dëshmia e punonjësit të pishinës

Veç dëshmisë së punëtorit të pishinës, i cili mesa duket hedh poshtë dhe variantin e pistës së toksifikimit nga klori, dëshmi para hetuesve dha menaxherja e përgjithshme e hotelit, Xhudiljana Pole. Ajo tha se turistët prej një jave qëndronin në hotel, ndërsa kishin marrë me qira një automjet.

“Shtetasit kanë qëndruar një javë në resort. Turistët e kalonin kohën më shumë jashtë hotelit sepse kishin marrë me qira një automjet. Më 14 tetor, ata kishin rezervuar në recepsion që të përdornin SPA. Në orën 18:00 kontrolluam pishinën, temperaturën e ambientit, higjienën e çdo gjë më është dukur në rregull. Çdo gjë sipas kushteve dhe parametrat ishin brenda normave.

Sipas termometrit temperatura shënonte 27 gradë. Turistët hynë në SPA në orën 20:30. Punonjësja e recepsionit H.K së bashku me sanitaren shkoi 30 minuta më pas në orën 21:00 për t’i pyetur nëse kishin nevojë për të pirë diçka. Më pas në orën 21:40 minuta sërish me sanitaren shkoi punonjësja e recepsionit kur i pa turistët pa shenja jete”.

Ngjarja ngre pikëpyetje të shumta në një kohë që nga dosja hetimore, por edhe dëshmitë e punonjësve hedhin poshtë disa prej pistave te mundshme. Grupit të hetimit një ditë më parë iu kthyen mbrapsht dhe mostrat e ujit pasi rezultojnë të marra jo sipas kushteve të duhura për t’u analizuar./a2 cnn

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: