Lajme

42-vjeçari qëllon gruan me thikë pas një konflikti ne Tepelene, plagos edhe veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Tepelenë, ku një 42-vjeçar ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit. Edhe 42-vjeçari ka mbetur i plagosur pas ka dëmtuar veten me thikë.

Fatmirësisht, të dy janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:40, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, në banesë, shtetasi L. N., 42 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen F. N., 40 vjeçe, dhe më pas është vetëdëmtuar me mjet prerës.

Të dy këta shtetas janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili  po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close