
Vlorë/Informacion paraprak Rreth orës 10:15, në aksin rrugor Vlorë – Kotë, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin E. Z., 44 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar shtetasin J. D., 48 vjeç, këmbësor. 48-vjeçari është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.