
Gjykata e Tiranës ka dhënë arrest me burg për infermieret dhe sanitaren e arrestuar që kishin ngritur skemën kriminale tek spitali ‘’Shefqet Ndroqi’’.
Gjykata e la këtë afat për shkak se i kërkon Prokurorisë të zbardhë komunikimet e tyre me sanitaren Tire Alldervishi. Po ashtu Gjykata kërkon nga prokurori i çështjes prova të tjera për veprat penale që akuzohen. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se infermierja Mira Bushi shpëtheu në lot pas këtij vendimi.