Covid-19Lajme

46 raste në Vlorë dhe 2 qytetarë nga Vlora humbin betejën, 1075 raste të reja dhe 18 humbje jete në 24 orë

3901 testime dhe 890 të shëruar, Situata e COVID në 24 orët e fundit është përkeqësuar. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orë janë konfirmuar dhe 1075 qytetarë pas 3901 testimeve të kryera.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 361 raste në Tiranë, 84 në Fier, 71 në Durrës, nga 46 raste në Vlorë, Librazhd, 42 në Kukës, 36 në Krujë, 35 në Kuçovë, 29 në Elbasan, 28 në Sarandë, nga 23 raste në Korçë, Gjirokastër, 19 në Shkodër, nga 18 raste në Mallakastër, Pogradec, 17 në Malësi e Madhe, nga 16 raste në Lezhë, Kamëz, 14 në Kurbin, 11 në Kavajë, nga 10 raste në Berat, Peqin, nga 9 raste në Pukë, Përmet, Gramsh, nga 8 raste në Mirditë, Dibër, Kolonjë, 7 në Has, 6 në Lushnje, 5 në Vorë, 4 në Devoll, nga 3 raste në Mat, Vau i Dejës, Prrenjas, Cerrik, nga 2 raste në Tropojë, Delvinë, Tepelenë, Ura Vajgurore, Bulqizë, Skrapar, nga 1 rast në Rrogozhinë, Finiq, Patos, Poliçan, Këlcyrë.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 890 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 59,684 që nga fillimi i epidemisë.

Edhe numri i viktimave në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë dhe 18 qytetarë. Kanë humbur jetën “6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Cërriku, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Mallakastra, të moshave 39-84 vjeç”.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 585 pacientë, 37 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Po ashtu ministria informon dhe rreth procesit të vaksinimit, ku gjatë ditës së sotme janë kryer 612 vaksinime antiCovid për personelin shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshuarve. Që nga fillimi i vaksinimit, e kanë marrë dozën e parë të vaksinës 1693 persona, 620 mjekë dhe infermierë kanë marrë dozën e dytë dhe në total janë kryer 2313 vaksina antivCOVID.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close