Një 47-vjeçar shqiptar është gjetur i varur mëngjesin e djeshëm në shtëpinë e tij. Ngjarja ka ndodhur në Greqi në Ampelophytos, komuna Pylos-Nestoros.
47-vjeçari jetonte prej vitesh në Greqi dhe punonte në bujqësi. Po ashtu kishte edhe një market. Mediat greke shkruajnë se 47-vjeçari ishte baba i katër fëmijëve.