Lajme

5 deputetë i kërkojnë Kuvendit: Të pezullohet procesi i Vetingut në Policinë e Shtetit

5 deputetë të Kuvendit kanë depozituar një projektligj ku kërkojnë pezullimin e Vetingut në radhët e Policisë së Shtetit. Nisma është inicuar nga deputetët Ermonela Felaj, Antoneta Dhima, Elona Hoxha, Luan Harusha dhe Arben Elezi, të cilët kanë kërkuar që Vetingu të mos kryhet më nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, por nga SHÇBA, e cila nga ana e saj pritet që të riformohet, duke u shndërruar në Agjensine e Mikqyrjes policore

Sipas projektligjit të hartuar nga deputetët, kërkesa për pezullimin e Vetingut është bërë dhe në bazë të rekomandimeve që kanë bërë partnerët ndërkombëtarë.

Raport-vlerësimi i GRECO-s deklaronte se propcesi aktual kalimtar i vettingut duhet të zëvendësohet me një mekanizëm për vlerësimin e integritetit të personelit rregullisht gjatë karrierës së tyre dhe për qëllimet e ngritjes në detyrë, ndërkohë dhe të paktën, vetting kalimtar duhet të përqendrohet në funksionet më të ekspozuara ndaj riskut të integritetit.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore do të ketë më shumë kompetenca se sa SHÇBA, ku në objektiv të saj do të jetë parandalimi, zbulimi dhe hetimi i shkeljeve administrative dhe veprave penale në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi.

Agjencia do të ketë rol në inspektimin, shqyrtimin dhe trajtimin e ankesave, procesin e Vetingut në polici si dhe verifikimin e punonjësve mbi plotësimin e kushteve për pajisjen me certifikatë sigurie.

Në dallim nga SHÇBA, drejtuesi i së cilës emërohet dhe shkarkohet direkt nga ministri i Brendshëm, drejtuesi i AMP-së do të emërohet Kryeministri i vendit, dhe propozohet nga ministri. AMP-ja do të ketë në bazë të saj edhe përdorimin e testit të poligrafit, ose siç quhet ndryshe dhe makina e së vërtetës, e cila është aplikuar fillimisht në procesin për përzgjedhjen e anëtarëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ndonëse aktualisht vettingu në polici kryhet nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, në vazhdimësi do të jetë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e cila do të kryejë dhe përfundojë këtë proces, pas përfundimit të drejtuesve kryesor të Policisë së Shtetit.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close