Categories Lajme

5 persona gjenden të pajetë në Berlin të Gjermanisë, tre ishin fëmijë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditë së shtunë në Berlin të Gjermanisë, ku u gjetën 5 trupa të pajetë brenda një banese. Policia mori një telefonatë pasi fqinjët kishin parë vi ktimat në një shtëpi në Königs Wusterhausen, Brandenburg.

Mes v iktimave ishin edhe tre fëmijë të moshës katër, tetë dhe dhjetë vjeç. Ndërsa dy të tjerët ishin rreth 40 vjeç.

Mediat gjermane shkruajnë se në trupat e pajetë u gjetën plagë me armë zjarri dhe me thikë. Policia ka nisur hetimet. Një ndër pistat kryesore të hetimit është vrasja. Mbetet e paqartë nëse 5 viktimat ishin anëtarë të së njëjtës familje.

Mbetet ende e paqartë nëse autori i masakrës është mes viktimave apo vrasësi është dikush nga jashtë, apo janë gjetur armët që kanë shkaktuar plagët fatale. Thuhet se të gjithë ishin të izoluar në shtëpi për shkak të Covid-19, por edhe ky mbetet detaj i pakonfirmuar.

Tragjedia tronditi komunitetin e vogël lokal, ndërsa një grua, e cila solli një qiri para shtëpisë në mbrëmje, gazetarëve të cilët e pyetën nëse i njihte viktimat, u kufizua duke thënë: “Ky është një vend, të gjithë e njohim njëri-tjetrin”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME