Lajme

50 efektivë të Shkodrës nisen drejt Tiranës

50 efektivë të Policisë së Shkodrës do të jenë të parët që do i nënshtrohen testit të drogës pas urdhrit të pak ditëve më parë të Drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. 50 policët janë nisur drejt Tiranës për të kryer testin e drogës. Me pare policia njoftoi sot se nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me një laborator mjekësor privat për “krijimin e mundësive për ekzaminimin mjekësor periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, në kuadër të rritjes së standardeve dhe integritetit personal, për të ndaluar përdorimin e lëndëve narkotike nga ana e tyre”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: