Categories Lajme

50 euro brenda zarfit, e pëson keq 21-vjeçari në Morinë. Si tentoi të korruptojë policët në kufi për…

Goditet, gjatë kontrolleve me përzgjedhje, një rast i tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Kufitare në Morinë.

Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, me qëllim kalimin e kufirit me një motomjet të dyshuar të trafikuar, vihet në pranga 21-vjeçari kosovar.

Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të kontrolleve të pandërprera, për goditjen e veprimtarive të paligjshme në kufi, përmes kontrolleve me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, motomjetin me drejtues shtetasin B. Th., 21 vjeç, banues në Prizren, Kosovë

Shërbimet e Policisë, në vijim të kontrollit, i kanë kërkuar 21-vjeçarit që të paraqesë dokumentet përkatëse të motomjetit. Ky shtetas, për të shmangur verifikimin e dokumenteve, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke u dorëzuar një dokument mjeti, së bashku me një kartëmonedhë me prerje 50 euro.

Nga verifikimi rezultoi se ky shtetas kishte dorëzuar një dokument që i përkiste një motomjeti tjetër, të ndryshëm nga motomjeti që ai drejtonte.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin B. Th., 21 vjeç, banues në Prizren, Kosovë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Motomjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Qelitë janë plot!”/ Lirohen nga burgu i Drenovës dhjetëra të burgosur: Jam i dënuar për drogë…

Në burgun e Drenovës, 55 persona kanë lenë sot qelitë dhe 73 të tjerë do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Masakra e Lushnjës, burg përjetë Laert Haxhiut

Gjykata e Posaçme dënon me burgim të përjetshëm Laert Haxhiun. Ai akuzohet për atë që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përfshinë në një konflikt në Kukës, vetëdorëzohen 3 personat e dyshuar

Policia në Kukës njofton se tre personat e shpallur në kërkim për një konflikt të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkuan për peshkim, por rrezikuan të mbyteshin nga dallgë të larta, shpëtohen dy persona në Shëngjin

Shërbimet e Policisë Kufitare iu shkuan në ndihmë 2 personave, të cilët rrezikuan të mbyteshin…

LEXO ME SHUME