Categories Lajme

“50 euro për kalim pa radhë”/ Dalin pamjet nga korrupsioni në Kakavijë, qytetarët i vërsulen efektivit të pezulluar (VIDEO)

Pamjet e kalimit pa radhë në pikën kufitare të Kakavijës kundrejt pagesës 50 euro janë shpërndarë në rrjete sociale nga Rigert Kapllani, anëtar i Forumit Rinor të PD. Aty duket se si qytetarët i vërsulen policit të pezulluar nga detyra për këtë arsye teksa bëjnë thirrjen: “Ndalu o i korruptum”, ndërsa ai vazhdon rrugën me automjetin me targa të huaja që do ta kalonte pa radhë.

Për të gjithë kaosin e krijuar në Kakavijë, Kapllani fajëson kryeministrin Rama duke thënë: “Ja dhe faktet se si policët Rilindas kalojnë makinat pa radhë në Kakavi duke marr rryshfet nga 50€! Kjo që po ndodh në kakavi ka vetëm një përgjegës Edi Ramën, dita e gjykimit popullor po afron.”

Sipas Informacionit zyrtar nga Policia e Shtetit, polici me inicialet A.C., ka tentuar ta kalojë pa radhë këtë automjet dhe për këtë arsye është pezulluar. Prej disa orësh, situata në Kakavijë është kthyer në një kaos pasi mijëra qytetarë presin të kalojnë ndërsa radha ka mbërritur deri në Jorgucat, rreth 20 km arg pikës kufitare.

Arsye për këtë është bërë rregulli i autoriteteve greke që të gjithë personat që duan të kalojnë të bëjnë testin e Covidit.(A.M/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME