Lajme

500 efektivë e të FNSH do vaksinohen në ‘Air Albania’

Nis vaksinimi i policëve me vaksinën kineze anti COVID. Procesi do të nisë fillimisht në Tiranë, në stadiumin ‘Air Albania’, dhe efektivët do të marrin vaksinën ‘Coronavac’.

Lajmin se do të vaksinohen edhe efektivët e bëri ditën e djeshme nga Kryeministri Edi Rama, dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë një vizite në në qendrat e vaksinimit në Berat.

Policët kanë qenë në vijën e parë të Covid-19, pas bluzave të bardha.Sot pritet të vaksinohen rreth 500 efektivë nga të gjitha repartet e forcave; Antiterrori, FSHN, RENEA , Garda. Vaksinimi i efektivëve do të vazhdojë deri të enjten. Pas Tiranës vaksinimi do të shtrihet edhe në rrethe të tjera, duke përjashtuar Beratin, ku ka përfunduar vaksinimi tek efektivët.

Që prej fillimit të pandemisë e deri më tanikanë humbur jetën 28 punonjës policie, si pasojë e Covid-19, ndërsa janë  infektuar më shumë se 2 mijë të tjerë.

Ditën e djeshme në vendin tonë ka nisur dhe vaksinimi i gazetarëve të terrenit dhe operatorëve, i cili do të vijojë çdo ditë në orën 15:00 në sheshin “Skënderbej”.

Deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur katër vaksina kundër Covid-19. Fillimisht ka ardhur vaksina “Pfizer”, “AstraZeneca”, “Sputnik” si dhe vaksina kineze “Coronavac”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: