Categories Lajme

500 euro bonus për këdo që vaksinohet nga tani deri në 1 shkurt

Nuk janë pak. 500 euro për çdo shtetas austriak që është ende i pavendosur nëse do të vaksinohet kundër Covid apo jo. Qeveria duke se ka ‘hapur thesin’ ndërdsa kancelari Karl Nehammer (Övp) njoftoi se ai është i hapur për mjetin e bonusit: “Çdo gjë që na ndihmon të bëjmë më shumë njerëz të vaksinohen përpara se të bëhet i detyrueshëm, dërgon një sinjal pozitiv për shoqërinë tonë.” Zëvendës kancelari Werner Kogler (Verdi) tha se kushdo që merr dozën nga tani deri më 1 shkurt do të marrë bonusin prej 500 €.

Pas izolimit për të pavaksinuarit, i cili do të zgjasë deri më 10 janar, masa e radhës pritet të jetë bonusi prej 500 eurosh, i cili është në formën e një kuponi me një afat të caktuar shpenzimi. Kjo nismë ka ardhur si një propozim i socialdemokratëve dhe qeveria thotë se është gati të flasë për këtë. Nuk është ende e qartë se kujt duhet t’i drejtohet, ekskluzivisht atyre që duhet të marrin dozën përforcuese apo edhe më kokëfortët “no vax”. Aktualisht në Austri shifra për popullsinë e vaksinuar është rreth 70.6%.

Çfarë do të mendonte për masën pjesa e popullsisë që tashmë është vaksinuar pa marrë asnjë kontribut? Për virologun Fabrizio Pregliasco, ideja e bonusit ka ardhur shumë vonë dhe tani do të ishte mungesë respekti ndaj atyre që janë vaksinuar më parë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë austriake: “është e rëndësishme t’u përcjellim mesazhin të pavendosurve se vaksina nuk i mbron vetëm ata, por edhe ata që janë pranë tyre”. Dhe nëse kjo nuk mjafton, në Austri gjobat e majme së shpejti do të japin stimuj për vaksinën, e cila do të bëhet e detyrueshme duke filluar nga shkurti i vitit 2022.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME