Lajme

52-vjeçari u vra pasi e zunë pllakat që rrëshqitën prej kamionit, arrestohet shoferi

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë i mori jetën 52-vjeçarit Arben Kurmeka. Atë e zunë poshtë, pllakat e mermerit të cilat rrëshqitën prej kamionit ku po punonte.

Është vënë në pranga sot, drejtuesi i kamionit, 62-vjeçari Musa Kabashi i cili është larguar nga vendi i ngjarjes, pa dhënë ndihmë dhe pa njoftuar policinë.

Njoftimi i Policisë: Durrës/ Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mesditën e djeshme, se shtetasi A. K., 52 vjeç, humbi jetën për shkak se nga kamioni me të cilin po punonte, kishin rrëshqitur disa pllaka mermeri dhe e kishin zënë poshtë, ju bëjmë me dije se:

Si rezultat i hetimeve të kryera menjëherë pas ngjarjes, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 62 vjeç, banues në Xhavzotaj, Durrës (shoferi i kamionit prej nga ku rrëshqitën pllakat), për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Për këtë ngjarje dyshohet të ketë qenë shkak edhe shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë, nga 62-vjeçari, i cili pas rrëshqitjes së pllakave mbi shtetasin A. K., është larguar nga vendi i ngjarjes, pa dhënë ndihmë dhe pa njoftuar Policinë.

Vijojnë hetimet për të provuar ligjërisht përgjegjësinë penale të shtetasit M. K.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close