Categories Lajme

53.3% e numrit në Qeveri janë gra, Denaj: Sfidë rritja e aksesit në financë dhe pronësi

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj theksoi sot se barazia gjinore në politikë është një ndër sfidat e adresuara nga Qeveria shqiptare përmes strategjive të saj, por sfidë mbetet rritja e aksesit në financë dhe pronësi.

Shqipëria tha ajo, gjatë samiti të “Grave të Biznesit” që nisi sot punimet në Tiranë, renditet ndër vendet me përfaqësimin më të lartë të grave në qeveri dhe Parlament, duke u kthyer madje në një stimul edhe për vendet e tjera në rajon e më gjerë.

“Jemi renditur në 5 vendet më të ekuilibruara në botë, sa i përket përbërjes së kabinetit me 53.3% të numrit gra dhe afër 30% në Parlament”, deklaroi ministrja Denaj.

Por, theksoi ajo, sfida tani mbetet mbështetja e gruas në biznes.

“Nga 15 781 biznese të regjistruara në 2019, 5 059 ose 32% e tyre administrohen nga gratë dhe 30% e tyre kanë aksionere grua. Ne synojmë krijimin e një mjedisi nxitës për gruan, rritje të fuqizuar të aktorëve që mbështesin gruan sipërmarrëse dhe rritjen e kapaciteteve drejtuese të saj”, u shpreh Denaj.

Një tjetër drejtim ku ne po punojmë në kuadër të fuqizimit të gruas, vuri në dukje Denaj, është rritja e aksesit në financë dhe në pronësi.

“Unë dje kam firmosur në Vjenë (Austri) së bashku me përfaqësuesen rajonale të Bankës Botërore një nga dy kontratat e kredisë që do të ndihmojnë ministrinë e Financave dhe Ekonomisë në politikat për të rritur përfaqësimin e grave në prona”, deklaroi Denaj.

Marrëveshja, vijoi Denaj, përbën një hap të rëndësishëm për ta bërë gruan jo vetëm sipërmarrëse me aksione, por edhe me akses në financë për të hyrë në tregje të caktuara kapitale dhe për të rritur zërin e saj në kontekst të sipërmarrjes.

“Kjo marrëveshje prej 10 milionë eurosh me Bankën Botërore do të ndihmojë në rritjen e aksesit në pronësi e më pas në financë të gruas për ta çuar këtë sipërmarrje në nivele edhe më të larta përfaqësimi”, nënvizoi ministrja.

Një tjetër drejtim në të cilin duhet të punohet është edhe zgjerimi i gamës së arsimit profesional për disa industri si ajo e tekstileve, fason apo e përpunimit.

“Investimet e huaja direkte hyjnë në disa sektor që kërkojnë arsim profesional dhe kërkojnë gjininë femërore. Në industri si ajo e përpunimit, tekstileve apo fason, nevoja për arsim profesional është më e shtuar. Ne si qeveri duhet të bëjmë më shumë për zhvillimin e arsimit profesional dhe tregut e punës si dhe për të bashkuar këto dy elementë ofertën e kërkesën në mënyrë që të arrijmë në kohë sa më optimale përputhshmërinë e tyre, aty ku duhet dhe për të luftuar për një rritje dhe barazi të pagave”, deklaroi Denaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Soni Malaj dhe dy këngëtarë të njohur u ndaluan për 48 orë në Zvicër teksa po performonin

Një koncert i parashikuar që të mbahej në 13 prill në Zvicër me këngëtarë të…

LEXO ME SHUME