Një 55 vjeçar ka shkuar për të kërkuar ndihmë në spitalin e Kavajës, pasi është qëlluar me thikë nga një person në lagjen 13 të qytetit. Mësohet se autori është shoqëruar në polici.
Njoftimi nga policia Më datë 12.05.2022, rreth orës 12:15, në lagjen nr. 13, shtetasi G. B., 43 vjeç, (i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka goditur me mjet prerës shtetasin G. M., 55 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.