Lajme

6 persona dhe 5 muaj ndjekje

6-të persona janë përfshirë në vrasjen e Erigers Mihasin dhe Armando Dumanin dhe mendohet se plani është shtrirë prej 5 muajsh. Hetuesit e çështjes, të cilët kanë nisur nga puna për të zbardhur atentatin e djeshëm në Astir, janë të bindur se bëhet fjalë për një ngjarje të mirëorganizuar deri në detaje.

Pasi kishin pritur momentin që Mihasi të kthehej në Shqipëri, autorët ishin vënë në ndjekje të tij gjatë lëvizjeve në Tiranë. Precizioni ai që i tradhëton, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një dorë të stërvitur, pra një grup vrasësish me pagesë.

Paraprakisht brenda mjetit të bardhë të djegur në Thumanë, mendohet se kanë qenë të paktën 3 persona, shoferi dhe dy të tjerë që kanë qëlluar. A rmët e gjetura në mjet gjithashtu ishin pa asnjë të dhënë të vlefshme, pasi numri serial i armëve ka qenë i fshirë, ndërkohë që për shkak të zjarrit ato janë shkrumbuar tërësisht

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: