Categories Lajme

6 të rinj humbin jetën në aksidentin tragjik, e pabesueshme nga kush u njoftua policia

Detaje të rënda janë zbardhur nga përdhunimi i 28- vjeçares nga ish- bashkëshorti i saj shqiptar.

Gjithçka ka ndodhur në orët e para të së mërkurës kur 33-vjeçari shkoi me makinën e tij drejt shtëpisë së ish-bashkëshortes, shkruan Protothema.gr.

Aty autori futi me forcë 28-vjeçaren në makinë dhe janë nisur drejt zonës së Istmit. Gjatë gjithë rrugës ai e dhunoi egërsisht duke e goditur me grusht në kokë dhe në trup.

“Më kapi nga koka dhe po më godiste në xhamin e makinës dhe në kroskot”, ka përshkruar viktima se çfarë ka kaluar.

Më pas ish-burri i saj tentoi ta zhveshte me forcë dhe kur ajo tentoi të largohej, ai mori një çakmak dhe i vuri zjarrin flokëve. Ankthi për 28-vjeçaren megjithatë nuk mbaroi me kaq. 33-vjeçari e tërhoqi zvarrë në shtëpinë e prindërve të tij në Korint ku e përdhunoi.

28-vjeçarja nënë e dy fëmijëve ka shkuar në spital me lëndime të rënda në fytyrë.

Siç tregoi 28-vjeçarja, në fakt kjo nuk ishte hera e parë që ajo ishte viktimë e abuzimit nga bashkëshorti i saj, i cili e kërcënoi se do ta hidhte në Istmus. Shqiptari është vënë në pranga nga policia greke.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME