Lajme

Vazhdon pastimi i pyllit të sodës, vetem sot janë heqeur 60 rrënjë pemësh të kalbura dhe 20 kamionë të tjerë me mbetje e inerte

Postimi I kryebashkiakut të Vlorës në FB.

Janë hequr, vetëm sot, mbi 60 rrënjë pemësh të kalbura dhe 20 kamionë të tjerë me mbetje e inerte që mbante Pylli i Sodës prej dekadash. Paralelisht me pastrimin ka vijuar krasitja e pemëve dhe hapja e rrugicave lidhëse të rrugës me plazhin, përmes pyllit.

Hapësirat dhe ajri që ka fituar rruga nga puna që është vetëm në fillimet e saj, më në fund, do t’ju lejojnë të shihni detin edhe nga rruga e makinave. Jemi bashkë në këtë përpjekje për t’i shëruar mushkëritë qytetit dhe bashkë duhet ta mbrojmë, që puna orë e pa orë e të gjithë ekipit të vlerësohet e shijohet nga vendasit e turistët. #perpyllinesodes

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: