
Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në rrugët e lagjes nr.7 në Korçës. Sipas njoftimit të bërë nga policia v iktima është konstatuar në rrugë i pajetë, pa shenja d hune dhe ende i paidentifikuar. Sipas dyshimeve paraprake mendohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
“Më datë 31.10.2021, rreth orës 13:40, në lagjen nr. 7, Korçë, është konstatuar në rrugë i pajetë, pa shenja d hune, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili dyshohet paraprakisht të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale”, njofton policia. Grupi hetimor po punon për identifikimin e v iktimës dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.