Categories Lajme

616 raste të reja dhe 12 humbje jete në 24 orë

Janë rritur ndjeshëm numri i fataliteteve dhe i rasteve të reja me Covid-19 në Shqipëri. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shënuar 616 raste të reja dhe 12 vdekje në 24 orë.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3713 testime, 616 qytetarë të infektuar, 12 humbje jete dhe 589 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3713 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 616 qytetarë, në këto bashki: 220 në Tiranë, 53 në Fier, 31 në Lushje, 25 në Durrës, 23 në Elbasan, 20 në Berat, 19 në Shkodër, 17 në Vlorë, 16 në Kamëz, 15 në Pogradec, 13 në Gjirokastër, nga 12 qytetarë në Krujë, Patos, 10 në Sarandë, 9 në Lezhë, nga 8 qytetarë Kukës, Kurbin, Vorë, Mallakastër, Korçë, 7 në Kavajë, nga 6 qytetarë në Tropojë, Devoll, 5 në Kuçovë, nga 4 qytetarë në Gramsh, Poliçan, Dimal, Libohovë, Himarë, nga 3 qytetarë në Memaliaj, Tepelenë, Divjakë, nga 2 qytetarë në Pukë, Fushë Arrëz, Mirditë, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, Cerrik, Belsh, Peqin, nga 1 qytetar në Librazhd, Skrapar, Kolonjë, Maliq, Konispol, Roskovec, Mat, Dibër, Shijak, Has. Janë 6289 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 12 qytetarë: gjashtë qytetarë nga Tirana të moshave 67-88 vjeç, një qytetare nga Librazhdi 61 vjeçe, një qytetar nga Pogradeci 66 vjeç, një qytetar nga Berati 67 vjeç, një qytetar nga Fieri 72 vjeç, një qytetar nga Durrësi 88 vjeç, një qytetar nga Korça 88 vjeç, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 589 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 169,674 që nga fillimi i epidemisë. Statistika (19 Tetor 2021) Raste të reja ditore 616

Të shëruar në 24 orë 589 Të shtruar në spitale 148 Humbje jete në 24 orë 12 Testime ditore 3713 Testime totale 1,265,601 Raste pozitive 178,804 Raste të shëruara 169,674 Raste Aktive 6289 Humbje jete 2,841 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 3076 Fier 710 Durrës 706 Shkodër 489 Elbasan 236 Berat 212 Lezhë 187 Gjirokastër 174 Kukës 162 Korçë 145 Vlorë 126 Dibër 66

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Qelitë janë plot!”/ Lirohen nga burgu i Drenovës dhjetëra të burgosur: Jam i dënuar për drogë…

Në burgun e Drenovës, 55 persona kanë lenë sot qelitë dhe 73 të tjerë do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Masakra e Lushnjës, burg përjetë Laert Haxhiut

Gjykata e Posaçme dënon me burgim të përjetshëm Laert Haxhiun. Ai akuzohet për atë që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përfshinë në një konflikt në Kukës, vetëdorëzohen 3 personat e dyshuar

Policia në Kukës njofton se tre personat e shpallur në kërkim për një konflikt të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkuan për peshkim, por rrezikuan të mbyteshin nga dallgë të larta, shpëtohen dy persona në Shëngjin

Shërbimet e Policisë Kufitare iu shkuan në ndihmë 2 personave, të cilët rrezikuan të mbyteshin…

LEXO ME SHUME