Categories Lajme

66 mijë abonentë përfituan falje të kamatëvonesës së energjisë me vlerë 40 milionë dollarë

66 mijë abonentë përfituan falje të kamatëvonesës për energjinë elektrike. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bëri të ditur se vlera e falur për këta abonentë llogaritet 40 milionë dollarë. Në kuadër të planit të hartuar nga qeveria për zbutjen e efektit negativ që krijon përballimi i emergjencës mjekësore të shkaktuar nga COVID-19, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike vuri që në muajin mars në zbatim paketat lehtësuese për klientët debitorë.

Masat lehtësuese përfshijnë borxhet e vjetra të akumuluara dhe nuk kanë të bëjnë me detyrimin e abonentëve për të paguar faturën e rregullt të konsumit mujor të energjisë i cili mbetet i njëjtë.

OSHEE iu bën thirrje të gjithë debitorëve të energjisë të bëhen pjesë e aktmarrëveshjes për të përfituar faljen e kamatëvonesave.

Sipas OSHEE, vlerësohet se janë rreth 131 mijë debitorë që nuk kanë hyrë ende në aktmarrëveshje për faljen e kamatëvonesave.

Bëhet fjalë, sqaron OSHEE, për 10 miliardë lekë që do t’u shuhen këtyre abonentëve që ende nuk kanë hyrë në aktmarrëveshje me OSHEE-në.

“Kjo kategori ka afat deri në muajin qershor që të përfitojë nga falja e kamatëvonesës dhe të lidhë aktmarrëveshje të re me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike”, thuhet në njoftimin e OSHEE-së.

Sipas OSHEE-së, krahas faljes së kamatëvonesave është ulur edhe vlerën e këstit për detyrimet e debitorëve.

Nga vendimi për faljen e kamatëvonesave përfitojnë në total 227 568 abonentë, prej të cilëve 205 228 janë familjarë dhe 22 340 konsumator biznes. Shuma totale e falur e kamatëvonesave arrin në 15.8 miliardë lekë ose mbi 135 milionë USD.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME