Lajme

7 milionë euro për të tërhequr dëshminë ndaj Shullazit, në të kundërt …./ Martinaj kërcënon dëshmimtarin e mbrojtur

Ervis Martinaj, njëri prej të plagosurve nga atentati në ish-bllok, mbrëmjen e 4 tetorit aktualisht ndodhet në burg, pas caktimit të sigurisë nga gjykata e Apelit.

Por Shqiptarja.com ka mësuar se përveç 7 akuzave me të cilat po përballet me drejtësinë Ervis Martinajt, do t’i duhet të përballet edhe me dy të tjera.

Që nga muaji mars i vitit 2017 dëshmitari i mbrojtur dhe bashkëpuntori i prokurorisë Ylvi Beqja ka bërë një kallzim penal se Ervis Martinaj i kishte ofruar 7 milionë euro për t’u tërhequr nga dëshmia në gjykatë kundër Emiljano Shullazit.

Por pasi Beqja nuk kishte pranuar Ervis Martinaj e ka kërcënuar. Me këtë dëshmi Prokuroria do të ngrejë ndaj Martinajt edhe akuzat e “korrupsionit aktiv të dëshmitarit të mbrojtur nga drejtësia” dhe “kanosjes për të mos kallëzuar apo dëshmuar para organeve ligjzbatuese”

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close