Categories Lajme

7 të shtëna në 4 sekonda, si ndodhi vrasja e dy shqiptarëve në Greqi, kush ishte objektivi

Dy të vdekur me origjinë shqiptare, 41 dhe 44 vjeç dhe një grua e plagosur është bilanci tragjik nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në një lokal në sheshin Nea Smyrni në Athinë.

31 vjeçarja që mbeti e plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.Ngjarja ka ndodhur pak para orës 22:00, kur autori i maskuar hapi zjarr ndaj dy klientëve me origjinë shqiptare, ku ndodheshin jo pak persona, që sipas dëshmitarëve okularë vlerësohet të jetë më shumë se 100-150 persona rreth vendit të vrasjes – duke shkaktuar në panik.

Nga videoja që kanë publikuar mediat greke, autori mban një maskë dhe një kapuç në kokë për të fshehur tiparet e tij. I pa shqetësuar nga klientët e tjerë aty, ai hyn brenda lokalit dhe hap zjarr ndaj shqiptarëve dhe më pas arrin që të largohet në këmbë.

Autoritetet vlerësojnë se objektivi kryesor ka qenë 41-vjeçari i vrarë në vend. Të dy viktimat janë të njohur për autoritetet greke.

41-vjeçari është me precedentë penalë për drogë, armë dhe grabitje. Ndërsa sa i përket shqiptarit tjetër, mediat shkruajnë se ai kishte angazhuar autoritetet për rastet e drogës.

Sipas të dhënave, ekzekutimi ka ndodhur brenda 4 sekondave. Sulmuesi ka qëlluar gjithsej 7 herë.

Autori rezulton të jetë një profesionist, pasi mënyra se si e ka kryer ekzekutimin ka qenë e saktë dhe e shënjestruar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, procedohen penalisht 4 futbollistët

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan ambientet e dhomave të zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes së…

LEXO ME SHUME