Categories Lajme

70 mijë lekë për t’i kthyer patentën një qytetareje, arrestohet specialisti i policisë në Tiranë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka venë në pranga një efektiv policie në flagrancë, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Gazetari Besar Bajraktaraj raporton se në pranga është vënë efektivi Alkid Ndreu, 47-vjeç, me detyrë specialist i Policisë Rrugore dhe anëtar i Komisionit të Gjobave në varësi të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Pas disa ditësh hetime nga AMP u zbulua se 47-vjeçari Ndreu kishte marrë përmes një sekseri një shumë prej 70 mijë lekësh, për t’i dhënë një qytetareje patentën që e kishte të bllokuar me një afat 3 mujor. Duke iu referuar burimeve, gazetari thotë se hetimet nisen në rrugë operative nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e ndërsa dosja është referuar në Prokurorinë e Tiranës.

Qytetarja me iniciale B. D. kishte të bllokuar lejen e drejtimit nga data 24 nëntor deri më 17 shkurt të vitit 2023. Por përmes ryfshetit ka arritur që ta marrë lejen e saj të drejtimit. Në pranga ka rënë gjithashtu Eduart Caka nga Kruja i cili përmes njohjeje ka marrë shumën e parave nga shtetasja B.D dhe ia ka dhënë efektivit Ndreu. Caka akuzohet për korrupsion pasiv dhe ushtrim i ndikimit tek personat me funksione publike. Në gjendje të lire, por e përballur me të njëjtat akuza ndodhet edhe shtetasja B.D.

Gazetari thotë se hetimet për këtë rast janë duke u ndjekur edhe për një tjetër punonjës policie anëtar i komisionit. Gjithashtu është sekuestruar edhe Kartoteka e Komisionit të gjobave për t’u verifikuar afro 2 mijë leje drejtimi, për të verifikuar nëse ka pasur ose jo abuzime edhe me raste të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME