Lajme

“700 mijë dollarë për një foto me Trump”/ Petrit Vasili sqaron të vërtetën: Përveç fotos nuk ka asnjë dokument

I ftuar ditën e  sotme në ‘Zona Zero’ ka qenë Pertit Vasili, i cili ka sqaruar saktësisht tymnajën e shkaktuar nga një artikull i publikuar pak ditë më parë në një media austrika ku pretendohet se Presidenti i Republikës, Ilir Meta kishte paguar 700 mijë dollarë për të marrë pjesë në inagurimin e presidenit Donalt Trump në vitin 2017.

Vasili është shprehur në studio se fotoja e publikuar në median austriake që i ishte bashkëngjitur dhe artikulli, ishte shume e dashur për të e bërë në një eveniment të rëndësishëm ku merrnin pjesë edhe figura të tjera të politikës shqiptare.

Ndër të tjera, Petrit Vasili ka theksuar se LSI ka patur më herët një bashkëpunim me një kompani të huaj të cilës për shërbimet që ka kryer i janë paguar rreth 15 mijë dollar, të gjitha të vërtetuara lehtësisht.

“Kjo është pak të thuash komedi sepse histori të tilla janë hapur edhe njëherë në një revistë të quajtur “Mother Johns”,  e cila bëri disa pyetje dhe mori përgjigje. Kjo është një idjotësi. Unë jam shumë i lumtur sepse ajo foto më kënaqi,  kemi qenë në një eviniment ku unë nuk e fsheh dot lumturinë. Meqë e hapët këtë bisedë, jo çështje lobimi dhe njëra tjetrën…

Duke qenë se kam qëne edhe drejtues i LSI për një kohë të gjatë, lidhur me këtë në filluam një bashkëpunim për të na ndihmuar lidhur me veprimin tonë politike,  me orientimin tonë politik kundër trafiqeve. Kërkuam se si të orientonim veprimet tona politike për heqjen e taksimit të dyfishtë me SHBA dhe këto çështje sigurisht që kërkonin njohje dhe ne u lidhëm me një kompani të caktuar që patëm një bashkëpunim të shkurtër dhe paguam një shifër prej 15 mijë dollar, shumë simbolike brenda të gjitha fondeve që ne zotëronim si parti dhe këtu mbaron dhe çështja. Meqë ,ma hape këtë temë unë do ta them timen deri në fund, të gjitë ata që kanë halle si puna e këtyre që kanë bërë foton e Bilalit, nga ana tjetër ne kemi dhe këta të Nik Muzinit të cilat kanë probleme në Amerikë dhe në Shqipëri. Këta hallexhinjtë  me shumë gjëra të pazgjidhura me drejtësinë amerikane dhe shqiptare, ne e mbyllëm këtë bashkëpunim pavarësisht se shuma ishte simbolike. Nuk çuditem që pas nja 2 ose 3 muajsh ta gjej në ndonjë media tjetër. Të jemi objektiv përveç  fotos që unë e kam të dashur sepse lidhet me një evenimet të madh, ju si gazetar nuk patët në dorën tuaj asnjë dokument.”- përfundoi Vasili në studion e Zona Zero.SHQIP

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close