Lajme

74 vite mbush sot Kryetari i Shoqatës Atdhetare Kulturore Labëria Dega Vlorë, Ahmet Demaj!

74 vite mbush sot Kryetari i Shoqatës Atdhetare Kulturore Labëria Dega Vlorë, Ahmet Demaj!

Bir i fshatit historik Velçë, Ahmet Demaj shëmbëllen sot me një sinonim të urtësisë, ndershmërisë dhe karakterit të fortë të Labërisë, me një karrierë të gjatë si mësues i përkushtuar, shkrimtar, publicist, kritik i letrave, njohës i mirë i historisë, gjuhësisë, dokeve e zakoneve të Vlorës, por edhe më tej!

Teksa e shikon gjithmonë me ndonjë libër në dorë apo me ndonjë bllok ku mban çdo gjë shënim, kujton se etja e tij për dije dhe për të mësuar nuk venitet aspak me kalimin e viteve, përkundrazi shtohet!

Gjatë gjithë jetës së tij, Ahmeti ka punuar me dedikim të rrallë në drejtim të promovimit të vlerave kulturore e atdhetare! Sot, Ahmeti kryeson degën e Shoqatës AK “Labëria” Vlorë, duke qenë një personalitet aktiv në zhvillimin e një hapësire të shëndoshë në shoqërinë e sotme, e cila me patjetër duhet të ruajë vlerat më të mira që gëzon!

Personifikim i burrit lab, i ndershëm e me karakter shkëmb, ai është një ndër miqtë dhe këshilltarët e mi më të vyer.

Ai është kritik kur e do puna, por është i drejtë. Ndaj e quaj veten me fat që është pjesë e jetës sime shkruan ne faqen e tij Fb deputeti dhe kandidati per deputet Vullnet Sinaj.

Me rastin e ditëlindjes, Ahmet Demajt i urojmë sot shumë vite të gëzueshme dhe plot shëndet!

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: