Lajme

75 milionë lekë iu vodhën makinës që transportonte lekët në Durrës

Disa persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur një makinë e cila po transportonte lekët e një banke. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Shkozet të Durrësit.

Tre persona të maskuar, të cilët lëviznin me një makinë “Benz”, kanë ndaluar makinën ku ndodheshin paratë, duke grabitur 75 milionë lekë të vjetra. Këto para i përkisnin Drejtorisë së Transportit Rrugor.

Autorët janë larguar menjëherë pas grabitjes në drejtim të Shijakut. Policia e Durrësit ka ngritur postblloqe për kapjen e autorëve si dhe është vënë në ndjekje të tyre.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close