Spitali i Gjakovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se 112 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid. Sipas njoftimit, 94 pacientë janë të konfirmuar COVID-19 pozitiv.
“12 pacientë të konfirmuar negativ. 6 pacientë të pakonfirmuar, 75 pacientë me oksigjeno terapi, 3 pacientë në CPAP maskë, 1 pacient në respirator. Ju rikujtomë qytetarëve se spitalet po mbushen, prandaj vaksinohuni”, thuhet në njoftim.