
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike COVID-19.
Nga 1,145 testime, 79 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.
Sot nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Ndërkohë, 104 qytetarë janë shëruar nga sëmundja.
Situata Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,145 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 79 qytetarë, në këto bashki:
19 në Tiranë, 9 në Sarandë, 6 në Fier, 5 në Korçë, 4 në Lushnje, Himarë, 3 në Durrës, Berat, Skrapar, Gramsh, 2 në Vlorë, Memaliaj, Elbasan, 1 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Krujë, Kamëz, Vorë, Dibër, Patos, Mallakastër, Selenicë, Delvinë, Gjirokastër, Dropull, Devoll.
Janë 614 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 31 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.
Janë shëruar 104 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,939 që nga fillimi i epidemisë.