Categories Lajme

8 Dhjetor 2021/ Rinia që nuk është më…

Gëzuar 8 Dhjetorin Rini! Rinia që nuk është më. Rinia që ka emigruar me kohë e është shpërndarë nëpër Europë. Rinia që punon nëpër apartamentet e kryeqyteteve të Europës duke mbjellur fshehurazi kanabis. Gëzuar edhe ju që mbani veten me “bukë” duke vjedhur nëpër shtëpiat e qytetarëve Europianë, e që shpesh e paguani me rininë apo edhe me jetën tuaj profesionin që keni zgjedhur nga nevoja. Gëzuar juve o emigrantë pa dokumenta, që mbushni avionët që ju riatdhesojnë ç’do ditë, e që prisni me padurim çastin për tu rihedhur përsëri në tregun e përbashkët të punës, që e quajmë Europë.

Gëzuar juve, trafikantë e drogaxhinj, që nga halli e shpresa, e mbase edhe të shtyrë nga shembuj luksi pa djersë që ju rrethonin ç’do ditë, shkuat deri në Amerikën Latinë e më tutje, duke u bërë trafikantë të mëdhenj, e duke i zgjidhur hallet me bashkëmoshatarët tuaj, tashmë vrasës profesionistë e serialë.

Gëzuar ty që ke blerë makinë luksoze duke qenë vetëm 20 vjeç, e që me fodullokun tënd xhiron gomat e ecën me shpëjtësi nëpër qytet, duke rrezikuar jetën bashkëqytetarëve të tu. Gëzuar edhe ty që, mbasi mbarove shkollën e lartë, punon kamerier apo recepsionist, call center apo shitëse, dhe paga nuk të del as deri në fund të muajit.

Gëzuar të gjithë studentëve, në Shqipëri, që shkollën e lartë e kanë më shumë “adet” për tu kryer sesa shpresë për një të ardhme më të mirë. Gëzuar edhe studentve që kanë fatin të studjojnë jashtë shtetit, që ikin për të mos u kthyer më kurrë.

Gëzuar të gjithëve ju, që Shqipëria nuk arriti dot kurrë tju japë shpresë apo të ardhme. Ju që tranzicioni dhe politikat shpopulluese ju vodhën pjesën më të bukur të jetës tuaj. Këtë vit 8 Dhjetori e gjen atdheun tuaj që zgjohet dalëngadalë nga ëndrra 30 vjeçare e demokracisë, për ta rigjetur veten nën diktaturën që mendonim që e kishim lënë pas, e që me përkëdheli e quajmë “autoritarizëm”.

Diktaturat e reja nuk mund dhe nuk duhet ti krahasojmë me të vjetrat, ato kanë karakteristika të reja, pork jo nuk do të thotë që nuk janë diktatura gjithsesi. Ndryshe nga të vjetrat, diktaturat e reja e lejojnë largimin, madje e inkurajojnë atë! Sa më shumë të ikin, aq më mirë!

Ata që ikin janë ata që nuk e duan regjimin, e për rrjedhojë në vend nuk mbetet askush për tju kundërvënë. Diktaturat e reja nuk përdorin dhunën fizike! Madje ato janë shumë paqësore. Janë të gatshme të bashkëpunojnë me të gjithë, mjafton që pushtetin ta kenë po “ata”. Dhuna ekonomike përdoret rëndom nga këto diktatura. Tashmë ti nuk internohesh si dikur, jo! Ti mbetesh pa punë, pa të ardhme, pa bukë, derisa të detyrohesh të largohesh.

Kuptohet vetvetiu që, pjesa më e rrezikshme e popullsisë për këto dhe çdo lloj diktature janë të rinjtë, e për këtë arsye ata duhet të largohen me ç’do kusht e mjet. Ushtria e stërmadhe e patronazhistëve del çdo ditë rrugëve për të identifikuar “armiqtë e partisë” dhe viktimat e reja të syrgjynimit modern.

Diplomat janë zhvleftësuar, dhe universitetet po mbyllen. Të rinjtë, me kokën e zhytur në smartphone, e tashmë të kthyer plotësisht në analfabetë funksionalë, lexojnë shumë pak se çfarë ndodh përreth tyre, dhe kuptojnë akoma më pak. Porte e aeroporte (të vjetra e të reja, madje edhe ato të premtuara) punojnë me kapacitete të plota.

Mbase nuk do jetë gjithmonë kështu. Mbase gjërat do ndryshojnë dikur, pas shumë kohësh ose më shpejt, por nuk duhet harruar që, shumë nga ne, e paguan me pjesën më të bukur të jetës së tyre çmimin e “çmendurisë shqiptare”, e herët a vonë dikush duhet patjetër të paguajë për këtë, që historia të mos përsëritet…Nga Jona Koprencka

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME