Lajme

8 Marsi/ Mesazh i rëndësishëm për të gjitha gratë, “Hapi Udhë Vajzave”

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Grave, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi i është bashkuar një videoje me mesazhe sensibilizuese që ka në fokus promovimin e brezit të ri të vajzave.

Në lidhje me videon e ideuar dhe përgatitur nga aktivistë të të drejtave të njeriut në Shqipëri, Ministrja Kushi shprehet se “iu bashkova me shumë kënaqësi videos ndërgjegjësuese në kuadër të fushatës “Hapi udhë vajzave”, nëpërmjet së cilës përcjellim mesazhin se çdo grua apo vajzë e suksesshme sot me arritjet e saj mund të mbështesë brezin e ri të vajzave që po rriten”.

Gjithashtu, Kushi shprehet se “në Ditën Ndërkombëtare të Grave inkurajoj fort çdo grua e vajzë të mbrojë të drejtat e tyre, si dhe të promovojë barazinë gjinore në çdo fushë të shoqërisë”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: