Lajme

8 mijë lekë për çdo pensionist dhe invalid, nis shpërndarja e bonusit të qeverisë

Nga kjo e mërkurë nisi shpërndarja e bonusit të miratuar nga qeveria për të gjithë pensionistët.

Shpërblimi financiar është 8 mijë lekë për cdo kategori pensionistësh, që në total arrijnë në 695 mijë përfitues në shkallë vëndi.

Cilido pensionist që do të marrë pensionin këtë muaj në datën e tij të përcaktuar, paralelisht do të tërheqë edhe bonusin.

Kështu ka ndodhur me të moshuarit në Korcë dhe në Fier pensionistët kanë marrë shpërmblimn e pakos se madhe.

Referuar të dhënave të vendimit të qeverisë përfitues janë pensionistët që marrin pension pleqërie, pension social dhe famijarë, ata me pension invaliditeti, ata me pension të parakohshëm si dhe ish ushtarakë dhe punonjësit e minierave.

Në total kostoja arrin në 5.6 miliard lekë. Kush nuk mund ta tërheqë pensionin brenda muajit, mund ta bëjë deri në fund të vitit 2023. Përfitues janë edhe ata qytetarë që dalin në pension në muajin dhjetor 2022. Një tjetër kategori që përfiton nga pakoja e madhe janë edhe punonjësit e administratrës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close