Lajme

8 raste të reja me covid në Kosovë, ja sa humbje jete u regjistruan në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 në vendin tonë. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë vik timë nga virusi, ndërsa nga ana tjetër, janë shënuar 8 persona të infektuar. Sa i takon të shëruarve ato janë 12, duke e dërguar numrin e përgjithshëm që prej fillimit të pandemisë në 157.848

Njoftimi i MSH: Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë vi ktimë 7 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.019 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.630.082 doza të vaksinës. Deri më sot 767.742 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.274 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.848. Në total numri i rasteve aktive është 314.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: