Categories Lajme

“80% e librave s’kanë asnjë vlerë”, Ermal Mamaqi s’ndalet pas debatit për romanin

Aktori Ermal Mamaqi, duket se është i vendosur për të treguar faktin, se jo çdo libër që botohet është i vlefshëm dhe duhet lexuar. Pasi pranoi publikisht se romanet janë për pensionistët dhe të pasurit, dhe u kryqëzua nga botues e ndjekës për deklaratën e tij, Ermal Mamaqi ka vendosur të këmbëngulë në idenë e tij, dhe të mos dorëzohet. Në një video të publikuar në profilin e tij në rrjete sociale, Ermal Mamaqi e fillon mesazhin e tij me thumbime ndaj botuesve që u prekën nga fjala e tij për romanet, e më pas përmend se nga 2 milion botime të librave në vit, 80 % e tyre janë pa vlerë, dhe njerëzit duhet të zgjedhin cilin libër të lexojnë.

“Para së gjithash uroj që ky mesazhi të mos merret përsëri për keq. Bekuar qofshin romanet dhe ata që i bëjnë dhe i shesin, amennn…. Janë dy milion libra në vit që botohen në botë, çdo vit. I bie nga 4700 libra në ditë. Edhe ju po më thonë që çdo libër nga këto ja vlen për t’u lexu, çdo libër nga këto është i mirë. Domethën duhet të lexohet, vetëm pse është i botuar është me vlera. Jo mor jo po jua them 80 % e atyre nuk kanë asnjë vlerë. Edhe spo jua them unë, këtë e thonë mjeshtrat. Kështu që mos lexoni cdo gjë që ju vjen në dorë, bëhuni shumë selektiv, që ato që të lexoni t’ja vlejnë….Kështu që nëse shef një film të keq ke harxhu një ditë kohë, ama nëse ke lexuar një libër të keq ke harxhu një muaj kohë,”- janë fjalët e shkëputura nga video e Ermal Mamaqit.

SHIKONI VIDEON KETU

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME