Lajme

80 kg kanabis në rulotë, arrestohet çifti i shtetasve rumunë në Kapshticë

Një çift shtetasish rumun janë ndaluar në doganën e Kapshticës, pasi po udhëtonte me rulotin e tij drejt Greqisë me 80 kilogram kanabis sativa.

Burime te policisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për një çift shtetasish rumunë të cilët kanë kërkuar të kalojnë në anën tjetër të kufirit nëpërmjet kësaj pike kalimi kufitar.

Mësohet se automjeti tip rulot i është nënshtruar kontrollit në skaner, aty ku është konstatuar edhe diçka e dyshimtë, çka e ka detyruar policinë kufitarë të ushtrojë kontroll më të imët në mjetin e dy shtetasve rumunë.

Dy shtetasit po shoqërohen në mjediset e drejtorisë vendore të policisë së Korçës, aty ku do të merren në pyetje për sasinë e lëndës narkotike të gjetur në mjetin e tyre.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close