Lajme

890 gjoba për mosvendosjen e maskës së sigurisë

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka vendosur 890 gjoba për qytetarët të cilët nuk kanë vendosur maskën mbrojtëse. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me masë administrative 186 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e policisë 7 persona që nuk kanë pranuar të tregojnë dokumentin e identifikimit. Pas verifikimit, u ndëshkuan me gjobë 3.000 Lekë të reja dhe janë lënë të lirë.

Janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, administratorët e 2 subjekteve që janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 35 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close