Lajme

900 euro nata në hotel falë Fushës, prokuroria nis lëvizjet për hetimin e Maznikut

Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar Prokurorisë së Tiranës të nisë lëvizjet e para në lidhje me një skandal të përcjellë në media e më pas nga opozita, mbi një faturë të kripur fjetjeje në hotel nga ana e nënkryetarit të bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku.

Ky i fundit në vitin 2018 ka shkuar në Barcelonë dhe akomodimin në hotel rezulton t’ja ketë paguar biznesmeni i njohur Shkëlqim Fusha (dy netë 1816 euro), një akt që bie në kundërshtim me ligjin. Dokumenti fillimisht doli në media dhe më pas u denoncua edhe nga PD, çka ka bërë që prokuroria më në fund të marrë në shqyrtim këto raste për të vendosur mbi nisjen e hetimeve ose jo.

“Duke marrë shkas nga publikimet e fundit në media, ju dërgojmë për vlerësim ligjor të dhëna të printuara nga media online ku përfshihen dyshime në lidhje me përfitimin në mënyrë të parregullt të dhuratave prej funksionarit të administratës publike, shtetasit Arbi Mazniku,“-shkuhet në letrën zyrtare të prokurorisë.

Kujtojmë se vetë Mazniku në një prononcim për “Zërin e Amerikës”, pranoi se kishte fjetur në hotelin në Barcelonë dhe se faturën e kishte paguar Fusha. Bashkia në emër të tij shprehej se nuk ka asgjë të keqe, pasi ishte një dhuratë personale, duke harruar që ka një ligj për dhuratat për zyrtarët e shtetit.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button