Categories Lajme

A do ta marrë Monika Kryemadhi Ministrinë e Brendshme? Kryetarja e LSI: Nuk është ky shqetësimi im

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi  Gjatë debatit në emisionin ‘Open’ në TCH,   është përgjigjur edhe në lidhje me fjalët e dala se ajo në qeverinë Basha do të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme.

E pyetur nga moderatorja Eni Vasili, Kryemadhi u shpreh se nuk është ky shqetësimi kryesor i saj dhe i opozitës. Për Kryemadhin, shqetësimi kryesor është se si të sigurojë punë të mirëpaguara për të rinjtë dhe të rejat shqiptare.

Pjesë nga debati në ‘Open’ i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi:

Eni Vasili: Monika Kryemadhi, a do të jeni pjesë e kabinetit të ardhshëm?

Kryemadhi: Prisni, se ne kemi fokus komplet tjetër.

Abilekaj: Kryemadhi e keni bërë deklaratë ju, që do të merrni Ministrinë e Brendshme.

Kryemadhi: Unë nuk e kam bërë deklaratë këtë, por nuk them që nuk e marr, kështu që mos u shqetëso. Ajo që unë mendoj dhe është shumë e rëndësishme nuk është problemi se kush do të jetë Monika Kryemadhi, e rëndësishme është që jemi bashkë në këtë betejë që çon përpara ndryshimin, i cili nuk ka kthim pas, për hir të së vërtetës. Ajo që unë ndjej dhe shikoj është pozitiviteti i të rinjve, motivimi i tyre, për këta duhet të merremi seriozisht.

Unë të thashë pak më përpara, Eni ti tani ke vendosur të bëhesh me fëmijë, unë u bëra 23 vite më parë, do të shikosh që jeta jote do të ndryshojë komplet, ti nuk jeton më për veten tënde, por për ato. Kështu që kjo është forca që ka LSI, motivimi i nënave për fëmijët e tyre gjë që e bën sfidë të patjetërsueshme në të gjithë rrugën tonë. Kështu që shtëpia e shqiptarëve është Shqipëria dhe nuk është asnjë vend tjetër.

Siç ndihesh në Shqipëri, nuk ndihesh askund tjetër. Një nga betejat dhe sfidat kryesore është të ju krijojmë mundësi të rinjve e të rejave, jo vetëm të jetojnë e punojnë këtu, por të kenë edhe një pagë të mirë.

Sepse nëse ne do të sjellim një nga Bangladeshi dhe ta paguajmë me 400 mijë lekë rrogë të punojë në fason e ti paguash ushqim, rrugë, etj., bëjua shqiptarëve ta kenë mundësinë që të ju paguajnë 400 mijë lekë shqiptarëve, por po i falimenton kompanitë e fasonëve, po e shkatërron. E ka dëmtuar me Kodin Doganor, situata e pandemisë. Ndërkohë nuk e ka ndihmuar fare. Pra janë shumë gjëra që kërkojnë vetëm vullnet politik dhe dëshirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sot merrni çadrat me vete! Rikthehen reshjet e shiut

Për ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të paqëndrueshme atmosferike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME