Categories Lajme

A do të bashkëpunoni me Bashën? Rama nuk heq dorë nga oferta ndaj opozitës, por tashmë jo më për bashkëqeverisje: I ftoj për…

Kryeministri Edi Rama ka vijuar ftesën për bashkëpunim me opozitën edhe pas formimit të kabinetit të ri qeveritar. I ftuar mbrëmjen e sotme në Opinion Rama i bëri thirrje opozitës për të punuar së bashku, por jo përmes bashkëqeverisjes. Ai i ftoi opozitën të bashkëpunojnë në lidhje me uljen e klimës së konfliktit politik në vend.

Rama: Problemi i bregdetit dhe i pronës nuk janë çështje dhe probleme që krijojnë më ndërhyrje legjislative. Unë e ftoj opozitën për të punuar së bashku. Nuk e them nga nevoja dhe halli.

Në këtë çështjen e masakrës janë të lirë ta shohin atë ëndërr vetë, pasi nuk kemi si e ndajmë këtë ëndërr, pasi ka dal një raport i OSBE-së mbi procesin e zgjedhjeve.

Ajo që mendoj unë është se vendi nuk ka nevojë për politikën e konfliktit permanent. Unë kam vendosur ta filloj vetë nga klasa e parë daljen në studion televizive.

Unë them që të ulim sa të mundemi konfliktin politik, jo për mua, pasi unë nuk ndihem ngushtë në luftën e retorikës, por kjo nuk i duhet vendit.

Që kur kam hyrë është hera e parë që unë i them vetes përpiqu të jesh sa më i sjellshëm për të mos u dukur arrogant. As Rakipllari nuk po më bën të sillem ashtu si sillesha më përpara.

Jam shumë i gatshëm të ndërtojmë një klimë të re politike. Të përpiqemi të gjithë së bashku të gjithë atë energji negative sa herë hapin televizorin. Pushtetin lokal se kemi marrë, na e kanë lënë në dorë. Nëse PD thotë jemi gati që në anglisht mos të shajmë më Shëipërimë, ne do t’i kundërktheheshim me një ofertë shumë më të mirë. Por s’na e japin fjalën. Ky do të ishte kontribut i madh për vendin.

I pyetur në lidhje se do të ishte i gatshëm të bashkëqeveriste me opozitën, Rama nuk e mohoi, por refuzoi të jepte një përgjigje pozitive duke thënë le të ulemi të flasim njëherë.

Nëse opozita do të ishte e gatshme, a do ta ftonit për një qeveri të përbashkët?

Rama: Nuk i shkoj pyetjeve tek e tek. Unë them që jam i gatshëm për çdo projekt në të mirë të vendit. Jam shumë i gatshëm. S’kemi pse nuk nuk ulemi dhe të mos diskutojmë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME